Register your Domain


About .AL

RREGULLORJA E ADMINISTRIMIT TE EMRAVE TE DOMAIN-EVE NEN.AL

Përpara kërkimit dhe regjistrimit të një domain “.al” duhet të bëni kërkim në faqen web të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) në mënyrë që emri i domainit që kërkoni, të mos jetë markë/patentë/dizenjo industriale e regjistruar nga kjo drejtori. Emrat e markave, patentave dhe dizenjove industriale të miratuara nga institucioni përkatës, të cilat përkojnë saktësisht me emër domaini nën “.al”, përbëjnë emra të rezervuar për poseduesit e markës/patentës/dizenjos industriale të regjistruar.

Kush Janë Emrat E Rezervuar Nën Zonën .AL?

Emrat e markave, patentave dhe dizenjove industriale të miratuara nga institucioni përkatës, të cilat përkojnë saktësisht me emër domaini nën “.al”, përbëjnë emra të rezervuar për poseduesit e markës/patentës/dizenjos industriale të regjistruar. Përjashtohen rastet kur kërkuesi i një emri domaini nën “.al”, pasi është konsultuar me linkun e faqes web zyrtare me DPPI - seksioni i databazës online të markave/patentave/dizenjove industriale të regjistruara, së bashku me të dhënat e kërkuara të regjistrimit, deklaron me shkrim që ai pranon të lirojë/heqë dorë për atë domain brenda 30 ditëve nga marrja dijeni, duke humbur çdo të drejtë për ankim apo çdo kërkesë për kompensim, nëse emri i të njëjtit domain është kërkuar apo do të kërkohet të posedohet nga poseduesi i ligjshëm i markës/patentës/dizenjos industriale. Për sa më sipër përpara kërkimit dhe regjistrimit të një domain “.al” duhet të bëni kërkim në faqen web të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) http://www.dppm.gov.al/.

Lista e plote e emrate te rezervuar

Emrat E Ndaluar Nën Zonën .AL

Rregjsitri i .al ka caktuar si te ndaluar fjalët/grup fjalësh që konsiderohen sensitive për përdorim publik në emrat e domaineve .al. Te tilla kategori jane pershembull:

  • blasfemi (kur përdoren për fyerje të ketij karakteri)
  • homoseksual
  • identitet seksual (karakter fyerje)
  • fyerje familjare
  • organet e riprodhimit njerëzor (karakter fyerje)
  • sharje
  • fyerje me emra kafshësh
  • prostitucion (kur përdoret për fyerje të këtij karakteri)
  • sëmundje ngjitëse (kur përdoren për qëllim fyerje)
  • fyerje raciale
  • fyerje etnike
  • fyerje për shkak të sëmundjeve mendore
  • fyerje me bazë fetare
  • fyerje politike me terma të papranueshëm, si psh. çifute, naziste, fashiste, etj.
  • fyerje personale
  • fyerje të inteligjencës
  • fyerje të kategorive të ndryshme grup fjalësh
  • Fjalet e ndaluara nuk jane te kufizuara dhe Rregjistri mund të shtoje fjale te reja ne cdo cast. Klikoni ketu per listen e plote

Pricing