Profili i Kompanise

WebHost Offices

WebHost Sh.p.k. Albania
Rruga Murat Toptani, Gjergji Business Center
( Infosoft Building )
Floor 5
Tirana, Albania

Rreth nesh

Misioni:

Të ndihmojmë klientët tanë të regjistrojnë domain-e dhe të krijojnë faqe interneti sa më thjeshtë dhe pa kosto.

WebHost Sh.p.k. është një regjistrar zyrtar per domain-e dhe host-e, i akredituar nga AKEP me seli në Tiranë, Shqipëri.

I themeluar në vitin 2013 nga një zhvillues web-esh, fokusi ynë kryesor është përsosmëria e teknologjisë dhe sherbimit. Që nga fillimet tona ne jemi rritur vazhdimisht dhe tani ju shërbejmë mijëra klientëve nga 79 vende të ndryshme dhe kemi ndërtuar marrëdhënie të forta me mbi 50 rishites në mbarë botën.

Filozofia e Kompanisë

Qëllimi ynë është që t'u sigurojmë klientëve tanë shërbime rregjistrimi dhe hosting-u të klasit botëror për një çmim të arsyeshëm. Shumica e faqes sonë është plotësisht e automatizuar, duke na lejuar të ofrojmë çmimet më të ulëta në industri. Në të njëjtën kohë përpiqemi t’u ofrojmë shërbime të shkëlqyera konsumatorëve dhe përgjigje të dobishme për të gjitha pyetjet. Nëse dicka nuk përmbush kërkesat tuaja, mos ngurroni të na kontaktoni dhe ne do të bëjmë gjithçka për të zgjidhur situatën.

Shërbimi ndaj klientit

Ne i përgjigjemi individualisht çdo e-mail-i që marrim. Shërbimi ndaj klientit përbëhet nga përfaqësues të trajnuar që punojnë ngushtë me server admin-ët që të merrni një përgjigje mjaft teknike për pyetjen tuaj.

Stabiliteti financiar

WebHost Sh.p.k. është një kompani private pa detyrime borxhi. Infrastruktura jonë solide financiare siguron stabilitet në një industri ku kompanitë shfaqen dhe zhduken shpesh. Ne planifikojme të operojmë dhe rrisim këtë biznes në vazhdimësi.

WebHost Sh.p.k. është aktiv në industrinë e domain-eve dhe hosting.

Sot kemi mbi 6,000 klientë nga 79 vende dhe menaxhojmë më shumë se 7,000 domain-e.


Read Customer Reviews

View Awards

Work with us

Contact Us